• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, May 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

​Tare largohet nga Lazio pas 18 vitesh

05/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Igli Tare nuk do të jetë më drejtori sportiv i Lazios. Në një deklaratë për televizionin italian TG1, Tare tha se e kishte marrë vendimin kohë më parë por kishte preferuar që të përfundonte sezonin para se të bënte publik lajmin.

“Pas 18 vitesh eksperiencë, mbaron sot aventura ime si drejtor sportiv i Lazios. Kisha shumë kohë që kisha marrë këtë vendim, por doja që të largohesha në mënyrën më të mirë duke kualifikuar ekipin në Ligën e Kampioneve”, tha Tare.

Siç dihet aventura e Tares në Romë ishte drejt fundit për shkak të marrëdhënieve jo të mira që kishte me trajnerin Sarri. Ky i fundit gëzon besimin e plotë të presidentit të klubit, i cili i vendosur përballë zgjedhjes mes trajnerit dhe bashkëpunëtorit të vjetër ka preferuar që të mbështetet tek tekniku toskan.

“Dua që të falënderoj presidentin Lotito për këtë shans që më dha. Gjithashtu kam një mesazh të ngrohtë edhe për tifozët, të cilët më kanë mbështetur gjithmonë”, tha Tare.

Mediat italiane kanë bërë me dije se pasuesi i shqiptarit do të jetë Angelo Fabiani. Ky i fundit ka punuar më parë me Lotiton pasi ka qenë drejtor sportiv i Salernitanës. Ndërsa prej dy vitesh ishte transferuar në Romë pasi ishte edhe përgjegjës i skuadrës të shpresave të Lazios.

Next Post

Chelsea nënshkruan me gjashtëmbëdhjetë vjeçarin nga Ekuadori

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.