• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Taremi shënon tre gola, por Inzagi do tjetër sulmues/ Ja kush është ideja e fundit për zikaltrit

09/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Tri gola që bëjnë të ëndërrojnë Interin dhe tifozët interistë. I ka shënuar Taremi në Hong Kong, ku Irani ka mundur të zotët e shtëpisë me rezultatin 4-2. Sezoni i gjatë i mbyllur me Porton duket se nuk i ka ezauruar energjitë e bomberit 31- vjeçar që do të vijë në verë për të forcuar repartin ofensiv të Simone Inzagit.

taremi

Tripleta kundër Hong Kongut e ka çuar në 5 gola dhe 3 asiste në total në fazën e grupeve të eliminatoreve për botërorin e ardhshëm duke i dhënë sigurinë Iranit për kualifikimin në fazën e ardhshme.

Në fillim u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 12-të dhe të 34-t, pastaj lëshoi një të djathtë për të kaluar në avantazh ekipin që u befasua 2-2. Taremi do të jetë një nga transferimet e bujshme të merkatos së verës me kosto zero, ashtu si Piotr Zielinski.

INZAGI DO 5- Pavarësisht se Taremi është një lojtar që jep garanci dhe Arnautoviç duket gjithmonë e më shumë i përfshirë në kauzën zikaltër, Simone Inzagi nuk është shumë i bindur dhe kërkon patjetër që të ketë 5 sulmues për sezonin e ardhshëm. Në rast se Arna do të konfirmohet, atëherë nuk do të ketë një lëvizje të sulmuesi me peshë si Gudmunson, që është objektivi kryesor i kampionëve të Italisë. Andrea Pinamonti është një prej lojtarëve që ka dalë në skenë.

Ky i fundit sapo ka rënë nga Seria A me skuadrën e Sasuolos dhe shpresa e tij është që të qëndrojë në elitë. Interi do të luajë shumë ndeshje sezonin e ardhshëm për shkak të formatit të ri të Champions-it dhe një Botërori klubesh që do të zhvillohet në fundin e sezonit.

Më shumë ndeshje, më shumë ngarkesë, më shumë pritshmëri për faktin që në këtë sezon ekipi do të luajë si kampion i Italisë. Për këtë arsye duhet patjetër një lojtar në repartin e avancuar. Takimi për merkaton do të zhvillohet javën e ardhshme dhe trajneri do të këmbëngulë në këtë pikë.

Përgatiti: GENTJAN ALINANI  – PANORAMASPORT.AL

Next Post

Spanja, “manita” në miqësore

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.