Sunday, 26. April 2026
Sport

Tashmë zyrtare: Gentjan Mezani largohet nga Gjilani

GS 03/06/2024 1 Min. Lesezeit

Gjilani njofton se marrëveshja e bashkëpunimit me Gentjan Mezanin si shef i shtabit teknik ka përfunduar.

Në njoftim bëhet i ditur mbyllja e marrëveshjes edhe me anëtarët e tjerë të stafit teknik, Enver Sermaxhajn, instruktorin e portierëve, si dhe Leutrim Arifin, asistent.

“Vlerësojmë lartë gatishmërinë në radhë të parë dhe më pas gjithë kontributin e trajnerit Mezani të dhënë gjatë edicionit 2023-24. Njëherësh u urojmë shumë fat dhe suksese në karrierën e te tyre sportive, duke ua rikujtuar që dyert e klubit do të mbeten gjithmonë të hapura për ta”, thuhet në njoftimin e skuadrës kosovare.

 

Teilen: