Sunday, 22. March 2026
Sport

Tasholli mbetet në Ulpianë

GS 10/06/2023 1 Min. Lesezeit

Ulpiana e Lipjanit ka plane konkrete për edicionin e ri në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, Grupi B.

Lipjanasit vazhdojnë kontratën edhe për një vit me futbollistin Liron Tasholli.

“Sulmuesi i krahut, i cili sezonin që lamë pas është paraqitur edhe në mesfushë në disa ndeshje arriti të tregoj shumë kualitet.

Sot në ambientet e klubit, u arrit marrëveshja edhe për një vit bashkëpunimi mes tij dhe KF Ulpianës, ku së bashku të arrijmë qëllimet tona”, njofton KF Ulpiana.

Teilen: