Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Taulant Seferi karrierën e tij do ta vazhdoj në Shtetet e Bashkuara Arabe.
Seferi do të huazohet nga skuadra e tij ukrainase, Vorskla Poltava në Abu Dhabi te ekipi, Baniyas Club, shkruan Lajmi.net
Ashtu siç raporton Supersport, sulmuesi kalon tek Baniyas me ndërmjetësimin e kompanisë “Part of the Game” dhe gjatë aventurës së tij tek kjo skuadër do të përfitojë rreth 900 mije dollarë.
Në rast se klubi nga Emiratet e Bashkuara Arabe do të blejë kartonin e 26-vjeçarit, atëherë do të paguajë një shifër të konsiderueshme.
Seferi ishte trasnferuar në Vorskla Poltava nga Tirana për 500 mijë euro.
Gjatë sezonit që lam pas, ai zhvilloi 33 paraqitje në të gjitha garat, shënoi 13 gola dhe bëri një asist./Lajmi.net/
✍🏻⏱️ Here We Go 🇦🇱 pic.twitter.com/j741KLvotl
— نادي بني ياس (@BaniyasClub) July 21, 2023