Kombëtarja shqiptare vijon përgatitjet për katër ndeshjet e radhës të vlefshme për UEFA Nations League, teksa skuadra kuqezi do të zhvillojë pasditen e sotme seancën e radhës stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”.
Sa i përket protagonistëve në fushë sot përballë gazetarëve ishte Taulant Seferi, i cili ka merituar ftesën në kombëtare pas paraqitjeve mjaft të mira që ka bërë në kategorinë e dytë turke.
“Objektivi ynë është vendi i parë në Grupin C të Nations League, por duhet që të shikojmë nga ndeshje në ndeshje pasi sot nuk ka ekipe të lehta. Në fund shpresoj që gjithçka të jetë siç keni parashikuar ju!”, tha Seferi përballë gazetarëve.
“Pozicioni i Seferit në fushë? Loja e Maran më përshtate më shumë. Për sulmuesit them se do të jetë diçka më shumë ky sistem i ri i vendosur nga trajneri italian”, analizoi bomberi i Kayserispor.
“Me trajnerin Maran nuk kam biseduar për asgjë nuk e di nëse do të luaj nga minuta e parë apo do të aktivizohem në ndeshje e sipër. Jam i lumtur që jam grumbulluar”, pranoi 29-vjeçari. A.V.