Monday, 11. May 2026
Sport

Taulant Xhaka vazhdon karrierën te Dardania Basel si trajner dhe lojtar

GS 27/06/2025 1 Min. Lesezeit

Taulant Xhaka do ta vazhdoj karrierën te klubi Dardania e Baselit, si ttajner dhe lojtar.

Të premten, Xhaka që javë më parë u përshëndet nga Baseli, u prezantua nga drejtuesit e klubit shqiptar që bën gara në kategorinë e katërt të futbollit zviceran.

Njoftimi i plotë Dardania Basel⤵️

Të nderuar dhe të dashur antarë dhe antarësi, Sportdashës përkrahës të klubit FC Dardania

Mirë se vjen, Legjendë!

Me krenari dhe respekt të madh, e mirëpresim në mesin tonë një nga figurat më të mëdha të futbollit shqiptar – Taulant Xhaka dhe ndihmës Trainerin Argjend Turkaj.

Një profesionist shembullor, një luftëtar në fushë dhe një frymëzim për brezat e rinj.

Prania jote nuk është vetëm një forcim për skuadrën, por edhe një nder për gjithë komunitetin tonë.

Jemi Një – dhe sot jemi më të fortë me ty!

Me Respekt

FC Dardania Basel

Teilen: