Barazimi me Serbinë në Zyrih zyrtarizoi zbritjen në Ligën B të Nations League të Zvicrës, e cila në këtë sezon nuk performoi siç duhet duke grumbulluar vetëm 2 pikë në katër takime në Grupin 4.
Në fund të ndeshjes, ku i pranishëm ishte edhe Taulant Xhaka, kapiteni i Zvicrës pranoi se zbritja në Ligën B ishte e merituar, por edhe pranoi se diçka e tillë nuk ishte një “dramë”.
“Sigurisht që nuk jemi të lumtur, por pranojmë verdiktin e fushës. Unë mendoj se nuk duhet ta zmadhojmë më shumë se ç’duhet këtë ulje një kategori më poshtë. Po flasim për Nations League. Për tu kualifikuar në Botëror do të kemi mundësitë tona edhe në kualifikueset e këtij turneu”, tha Granit Xhaka.