Friday, 8. May 2026
Sport

Tchouameni pritet të luajë në “El Clasico” pavarësisht incidentit me Valverden

GS 08/05/2026 1 Min. Lesezeit

Mesfushori francez Aurelien Tchouameni ka qenë në qendër të vëmendjes ditëve të fundit pas një përplasjeje me bashkëlojtarin Federico Valverde.

Sipas raportimeve, tensionet mes dy futbollistëve kanë eskaluar gjatë një momenti konflikti, ku thuhet se pati edhe kontakt fizik mes tyre, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, pavarësisht procedurës disiplinore që po zhvillohet ndaj tij, Tchouameni pritet të jetë në dispozicion të Real Madridit për përballjen e madhe ndaj Barcelonës.

“El Clasico” do të luhet të dielën, më 10 qershor, duke filluar nga ora 21:00./lajmi.net/

Teilen: