Seria A numëron të abonuarit në stadium dhe harton renditjen e skuadrave me më shumë ndjekës për sezonin 2024/2025. Sipas të dhënave të mbledhura, në krye të listës së klubeve me më shumë anëtarë janë dy klubet milaneze: të favorizuara nga kapaciteti i San Siros dhe ndjekja e madhe e tifozëve të tyre përkatës, Milani dhe Interi mund të llogarisin secili në 40 mijë tifozë të abonuar
Më pas vijnë ekipet e kryeqytetit italian, me 38,000 anëtarë për Romën dhe 28,500 për Lazio. Vendi i katërt surprizë për Genoan, e cila në vazhdën e rezultateve të mira të sezonit të kaluar shiti 28,093 bileta sezonale.
Klubet e tjera janë më larg. Me 22 mijë Napoli zë vendin e pestë, i ndjekur nga Leçe, Bolonja dhe Juventusi. Pavarësisht fushatës së madhe të nënshkrimeve, bardhezinjtë duket se nuk i kanë ngrohur shumë tifozët e tyre, të cilët, edhe falë kapacitetit relativisht të vogël të stadiumit Allianz, i cili ka 41.507 vende, nuk i kaluan 19.200 biletat sezonale.
Renditja e tifozëve të abonuar për klubet e Serisë A për sezonin 2024-2025
- INTER E Milan: 40 mijë
- ROMA: 38 mijë
- LAZIO: 28.500 mijë
- GENOA: 28.093 mijë
- NAPOLI: 22 mijë
- LECCE: 21.677 mijë
- BOLOGNA: 20 mijë
- JUVENTUS: 19.200
- VERONA: 15.500 mijë
- ATALANTA: 15.200 mijë
- UDINESE: 13.784 mijë
- CAGLIARI: 13.500 mijë
- PARMA: 12.839 mijë
- FIORENTINA: 12 mijë
- TORINO: 10 mijë
- COMO: 6.700 mijë
- EMPOLI: 6.661 mijë
- VENEZIA: 5 mijë
- MONZA: 5 mijë