Sunday, 12. April 2026
Futboll

Te Barcelona kanë të drejtë të “mburren” me rekordin e ri të Lamine Yamal

GS 12/04/2026 1 Min. Lesezeit

Barcelona fitoi dje 4-1 ndaj Espanyol, në derbin katalanas të luajtur në “Camp Nou”, ku protagonisti kryesor ishte Lamine Yamal, me dy asiste dhe një gol.

Ndeshja e djeshme kishte një rëndësi shumë të veçantë për Lamine Yamal, pasi ishte e 100-ta për të në La Liga, duke u bërë kështu futbollisti më i ri në historinë e La Ligës që arrin shifrën e 100 ndeshjeve në moshën 18-vjeçare.

Yamal ka shënuar 15 gola dhe ka dhënë 12 asiste këtë sezon në La Liga me Barcelonën, duke dhënë një ndihmesë të jashtëzakonshme në vendin e parë që mbahet aktualisht nga katalanasit, me 9 pikë më shumë se Real Madrid i vendit të dytë.

Teilen: