Sipas “The New York Times”, Carlo Ancelotti ka pranuar ofertën e bërë nga Federata Braziliane e Futbollit dhe mësohet se palët po diskutojnë edhe detajet e kontratës së re.
Edhe pse në garë për këtë post është edhe Horge Zhezus, sipas “The New York Times” emri i Carlo Ancelottit është parë me përparësi nga emisarët Federatës, të cilët e dinë fare mirë se italiani është ëndrra e madhe e presidentit të insititucionit në fjalë.
Ancelotti ka thënë edhe në publik se do të largohej nga ky post vetëm në rast se Reali do ta linte të lirë. Në këtë pikë klubi spanjoll nuk do të bnëhej pengesë pasi nga ana tjetër ka nisur tratativat me Xhabi Alonson.
Edhe Leverkusen është vendosur në dijeni të planeve të Realit, por klubi gjerman kërkon plor 20 milionë euro për të lënë të lirë trajnerin spanjoll.