• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, November 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Te Burnley shënojnë të gjithë sulmuesit përveç Brojës, Walcott zbulon “sekretin“ e lojtarit që ka lënë në hije bomberin kuqezi

27/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Burnley ka marrë një tjetër fitore të rëndësishme ditën e djeshme në transfertën e vështirë në “Molineux Stadium” ndërsa Armando Broja nuk është preferuar prej trajnerit të tij që të aktivizohet për asnjë minutë.

Vendimet e Parker në këtë ndeshje nuk mund të vihen në dyshim pasi fusha i dha të drejtë pasi tre golat e Bunrley-t kishin për autor dy “rivalët” e Brojës për një vend në formacion. Flemming gjeti dy herë (14’, 30’) rrugën e portës në pjesën e parë ndërsa në të dytën ishte një tjetër sulmues i ardhur nga stoli ai që shënoi edhe golin e fitores përballë Wolves.

Bëhet fjalë për Lyle Foster, i cili vinte pas një dëmtimi dhe u aktivizua në majën e sulmit vetëm 13’ nga fundi. Goli i afrikano jugorit, i shënuar në të 95’, ishte deciziv për ekipin e Burnley-t ndërsa pas ndeshjes ish-lojtari i Arsenal tregoi se çfarë kishte bërë diferencën në këtë takim .

“Mendoj se ai ekzekutim i bërë nga Foster nuk është i rastësishëm. Siç dihet Lyle ka qenë një lojtar i akademisë së Arsenal dhe e ka parë atë lloj goditje në stërvitje nga Mesut Ozil”, shpjegoi Theo Walcott.   

Next Post

Katër ndeshje radhazi pa shënuar gol/ Juventusi në krizë të thellë, kthehet 34 vite mbrapa

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.