• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, September 21, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Të çmendur pas argjentinasit, tifozi turk i vë emrin “Luani Ikardi” të birit

06/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mauro Ikardi është kthyer përsëri në golashënuesin e pandalshëm i cili shkëlqeu në vitet e tij te Interi në Serinë A. Lojtari ka gjetur vetveten në radhët e Gallatasarajit dhe është bërë bomber i jashtëzakonshëm përsëri, siç tregojnë shifrat me 11 gola në 13 ndeshjet e para të këtij edicioni.

ikardi

Ndaj nuk është rastësi që tifozët e klubit turk janë mahnitur pas tij dhe e kanë kthyer në idhullin e ri të tyre. Fanella e Ikardit është ndër më të shiturat në historinë e klubit në vitet e fundit dhe kjo nuk është e vetmja mënyrë se si ata shprehin simpatinë ndaj futbollistit argjentinas.

Së fundmi është zbuluar se një tifoz i skuadrës, i ka bërë emrin të birit si sulmuesi. Foshnja ka lindur më 29 shtator dhe i është vënë emri Aslan Ikardi Ayan. “Aslan” në gjuhën turke do të thotë luan, si tatuazhi që ka futbollisti dhe me të cilin identifikohet nga tifozët. Ndaj praktikisht, ai i ka vënë emrin të birit Luani Ikardi, një mënyrë origjinale për të kujtuar përgjithmonë sulmuesin i cili po bën kaq mirë në radhët e këtij klubi.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Valmir Veliu rikthehet te Llapi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.