• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Të dielën Egnatia dhe Vllaznia përballen sërish

26/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pas spektaklit plot emocione në Kupën e Shqipërisë ku Kukësi dhe Egnatia siguruan finalen duke eliminuar Tiranën e Vllazninë, rikthehet Kategoria Superiore… dhe rikthehet në mënyrën më drithëruese të mundshme. Vjen derbi i zjarrtë mes Tiranës dhe Partizanit e cila në fakt përmbyll javën e 33-të të Superiores të dielën në orën 19:00, në Air Albania.

Të shtunën luhen dy ndeshjet e para me Dinamon dhe Skënderbeun që presin Laçin e Erzenin në shtëpi në orën 18:00. Vendasit shpresojnë për një ndalesë të Tiranës në derbi në mënyrë që ta parakalojnë në garën për vendin e 4-të. Kurbinasit kërkojnë të mbeten në zonën e qetë, jashtë Play-Out, ndërsa shijakasit kanë mundësinë e fundit për të shpresuar te mbijetesa.

Të dielën Egnatia dhe Vllaznia përballen sërish, por në kampionat dhe në Rrogozhinë.

Shkodranët duan një ‘hakmarrje’ të vogël për eliminimin nga Kupa ndërsa vendasit për të siguruar matematikisht edhe pozitën favorite të Final Four.

Paralelisht me ta, në orën 15:00, Kukësi pret Teutën në shtëpi. Verilindorët janë zyrtarisht të rënë nga Kategoria, ndërsa durrsakët duan fitoren për të shmangur matematikisht rënien direkte e për të dalë nga zona Play-Out.

E Shtunë
Dinamo – Laçi, ora 18:00
Skënderbeu – Erzeni, ora 18:00

E Diel
Egnatia – Vllaznia, ora 15:00
Kukësi – Teuta, ora 15:00
Tirana – Partizani, ora 19:00

Next Post

“Interi ka qenë më i forti për 4 vite, por ka fituar vetëm 2 kampionate”, Pioli: Leao kapiten kundër Juves

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.