Automobilistët tanë do të kthehen të dielën në pistën e garave.
Në radhë është gara e dytë në disiplinën auto sllallom, e cila mbahet në pistën e vjetër të aeroportit në Sllatinë.
Pas garës së parë, e cila u mbajt në Ferizaj, të dielën garuesit anë, por edhe ata mysafirë, do t’i testojnë edhe njëherë aftësitë e tyre në këtë disiplinë atraktive, e cila gjithnjë e më shumë po karakterizohet me rivalitet të madh.
Paraqitja në garë bëhet të dielën nga ora 10:00-10:30, ndërsa pas procedurave tjera të zakonshme, në orën 12:00 nisin vozitjet provuese, derisa 15 minuta pas tyre fillon xhiroja e parë zyrtare.