Tuesday, 25. August 2026
Sport

Të enjten hidhet shorti për edicionin e ri të Ligës së Kamnpionëve

GS 25/08/2026 1 Min. Lesezeit

Pritja po merr fund. Edhe Champions League është gati të inaugurojë sezonin e ri 2026/27. Shorti që do të hidhet të enjten e 27 gushtit do të përcaktojë kalendarin e grupit të madh unik, sipas formulës së konfirmuar që në shiritin e nisjes do të ketë 36 skuadra.

Deri tani janë të sigurta 29 skuadra, 7 të tjera do të përcaktohen nga Play-off-i që zhvillohet sot dhe nesër. Cilat janë vazot për shortin e së enjtes.

Vazo e parë: Bayern Munchen, Real Madrid, PSG, Liverpool, Inter, Manchester City, Arsenal, Barcellona, Atletico Madrid

Vazo e dytë: Borussia Dortmund, Roma, Sporting Lisbon, Aston Villa, Porto, Manchester United, Bruges, Betis, PSV Eindhoven

Vazo e tretë: Feyenoord, Lille, Napoli, Leipzig, Villarreal, Shakhtar Donetsk, Galatasaray

Vazo e katërt: Slavia Praga, Shtutgart, Como, Lens

Ndeshjet e para në grup të Championsit 26/27 luhen në datat 8-10 shtator, kurse ndeshjet e fundit më 27 janar 2027. Sipas rregullores, çdo skuadër do të luajë 8 sfida në fazën e parë, duke u kryqëzuar me dy kundërshtarë për secilën nga katër vazot (një ndeshje në shtëpi dhe një në transfertë).

Teilen: