• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, September 24, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Të fundit në tabelën e shpenzimeve/ Barça, pretendente për të fituar Champions-in me 3.4 milionë euro merkato

22/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mes së martës dhe së mërkurës janë kon sumuar takimet e para të vlefshme për fazën në grupe në Ligën e Kampioneve 2023-’24. Ky është edicioni i fundit i Championsit klasik, pasi duke nisur nga sezoni i ardhshëm gjithçka do të ndryshojë. Të gjitha klubet kanë bërë lëvizje të shumta në verë për të përforcuar përbërjen e tyre për t’u paraqitur sa më mirë.

Barcelona 5-0

Edhe Barcelona nuk ka qëndruar duarkryq. Katalanasit kanë afruar lojtarë të rëndësishëm, ndonëse duke parë emrat e afruar ata kanë shpenzuar shumë pak. Klubi i Barcelonës e ka të qartë se hapi tjetër për projektin e Ksavi Hernandezit për të vazhduar rritjen është të konkurrojë në Europë dhe është krijuar një skuadër e nivelit të lartë që nuk duhet të ketë probleme për të kapërcyer grupin e tyre me Porton (Portugali), Shahtjor Donjetskun (Ukrainë) dhe Antverpin (Belgjikë). Edhe Barcelona e ka nisur me këmbën e mbarë këtë edicion të Champions-it duke i shënuar 5 gola Antverpit të ish-ëve, Mark van Bomel dhe Mark Overmars.

Duke iu kthyer lëvizjeve në merkato të bëra në verë nga kampionët e Spanjës, ndryshimet kanë qenë të shumta. Megjithatë, investimi i Barçës në tregun e transferimeve ishte gati qesharak edhe për shkak të problemeve me “Fair Play” Financiar. Ata kanë shpenzuar vetëm 3.4 milionë për të marrë Oriol Romeun nga Girona, ndërsa Gyndoan dhe Injigo Martinez mbërritën falas. Zhoao Feliks dhe Zhoao Kanselo u huazuan deri në fund të sezonit, përkatësisht nga Atletiko e Madridit dhe Mançester Siti. Këto shifra e vendosin Barçën si skuadrën që ka shpenzuar më pak në merkaton e verës nga 32 ekipet pjesëmarrëse që janë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Por kjo nuk do të thotë se Barça nuk ka bërë një merkato serioze dhe mjaft efikase. Klubi me shpenzimet më të larta të transferimeve këtë verë ishte, me një diferencë të konsiderueshme, Paris SG-ja. Skuadra e drejtuar nga Luis Enrike investoi pothuajse 350 milionë euro për të sjellë në skuadër një mori me lojtarë, ku bien në sy emra të rëndësishëm si Osman Dembele, Gonçalo Ramos dhe Randal Kolo Muani. Pas kampionëve të Francës vjen Mançester Siti, i Anglisë dhe i Europës, në fuqi, me 241.1 milionë euro investime dhe ndiqet nga afër nga dy skuadra të tjera angleze, Arsenali (234,9 milionë euro) dhe Mançester Junajtidi (206,7 milionë euro).

dfdfd

Një hap më poshtë është Bajerni i Mynihut me 155 milionë transferta me rekordin e vet firmën me Herri Kejnin, Njukasëlli (153.2 milionë euro) dhe Lajpcigu (152.5). Nga ana e tij, Reali i Madridit zë vendin e tetë në listën e shpenzimeve të verës për afrime lojtarësh pasi ka paguar gjithsej 129.5 milionë euro, 103 prej të cilave shkuan për nënshkrimin e Xhud Bellingamit. Më tej vijnë dy italianet, Milani dhe Napoli, me përkatësisht 114 dhe 104 milionë euro të shpenzuara.

barcaaa

Pjesa tjetër e 22 skuadrave pjesëmarrëse në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve nuk shpenzuan më shumë se 100 milionë euro dhe nëse shikojmë rivalët e Barçës, Porto investoi në total 33.5 milionë euro, duke përfshirë 8.4 për lojtarin e Barcelonës, Niko Gonzalez, ndërsa Shahtjori shpenzoi 12 milionë euro. Më shumë se Barça ka shpenzuar dhe Antverpi (10.5 milionë euro).

Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI – PANORAMASPORT.AL

Next Post

Granit Xhaka me notë të madhe, lojtar i ndeshjes Amine Adli

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.