Sonte janë zhvilluar ndeshjet e xhiros së tetë të fazës kualifikuese për Kampionatin Evropian që do të mbahet në Gjermani, verën e vitit të ardhshëm.
Gjashtë Kombëtare deri më tani e kanë siguruar kualifikimin në rundin tjetër.
Gjermania si mikpritëse, Franca, Belgjika, Skocia, Spanja dhe Turqia tashmë e kanë të sigurt pjesëmarrjen.
Edhe Kombëtarja e Shqipërisë është afër që ta sigurojë kualifikimin pasi që i duhet edhe një pikë. /Lajmi.net/