• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Të gjithë e dinë çfarë ka ndodhur këto 23 vite”, Ancelotti i mbyll “gojën” Xavit dhe presidentit të Barcelonës

26/01/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti, ka goditur Xavi Hernandez dhe Barcelonën pas komenteve të tyre për ndeshjen kontroverse ndaj Almerias.

Pas disa vendimeve të diskutueshme të VAR-it në fitoren me rezultat 3-2 të Real Madrid ndaj Almerias xhiron e kaluar, Xavi kishte thënë për mediat: “Të gjithë e keni parë se çfarë ka ndodhur, do të jetë e vështirë ta fitojmë këtë ligë”.

Më vonë gjatë asaj jave, kishte reaguar edhe Joan Laporta i cili kishte dhënë një deklaratë edhe më të fuqishme pasi gazetari Gerard Romero i publikoi audio incizimet e dhomës së VAR-it të asaj ndeshje.

“La Liga është falsifikuar dhe VAR-i është marrë peng”, kishin qenë fjalët e presidentit të Barcelonës.

Ancelotti pretendoi se kjo ishte një mënyrë dinake e Barcelonës për të larguar vëmendjen nga skandali i Jose Negreiras, që e ndoqi Barcelonën për disa vite.

“Këtë javë ata kanë folur shumë. Unë mendoj njësoj siç kam thënë më herët, nuk më pëlqen të hyjë në këto diskutime. Ne nuk duhet të shpërqendrohemi nga problemi kryesor. Të gjithë e dinë se çfarë ka ndodhur në 23 vitet e fundit në futbollin spanjoll, këtu është probelmi”, ka thënë Ancelotti.

“La Liga nuk është e falsifikuar, futbolli spanjoll ka pasur një problem. Tani autoritetet anti-korrupsion të zyrës së prokurorit dhe policia janë duke bërë një hetim mbi të dhe ne duhet të presim. Ne nuk duhet të shpërqendrohemi nga çështja kryesore”, përfundoi italiani./h.ll/abcnews.al

Next Post

Franca bllokoi emërimin e tij te Bregu i Fildishtë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.