Jamal Musiala ndau një mesazh në rrjetet sociale në lidhje me dëmtimin që pësoi gjatë Kupës së Botës për Klube, kundër PSG-së. Ai shprehet se nuk fajëson askënd dhe se gjëra të tilla ndodhin në futboll.
“Dua t’i falënderoj të gjithë për mbështetjen e tyre; kjo do të thotë shumë për mua. Është mirë të shoh botën e futbollit të bashkuar për këto çështje gjatë kësaj kohe. E vlerësoj shumë. Operacioni shkoi shumë mirë dhe jam në gjendje të mirë. Doja gjithashtu të thoja se nuk fajësoj askënd për këtë; situata të tilla ndodhin. Tani do ta përdor periudhën tjetër për të rifituar forcën time. Mezi pres t’ju shoh përsëri”, shprehet gjermani.
Vlen të kujtohet se lojtari do të jetë jashtë fushave për të paktën katër ose pesë muaj për shkak të një frakture të fibulës dhe këputjes së ligamenteve të kyçit të këmbës. Sezonin e kaluar, ai luajti 44 ndeshje, përfshirë Kupën e Botës për Klube, duke shënuar 21 gola dhe duke dhënë pesë asiste. Me Bayern Munchen , ai vazhdoi të shkëlqente pas rritjes së tij në vitet e fundit. Megjithatë, për sa i përket shënimit të golave, ky ishte sezoni i tij më i mirë ndonjëherë.