Saturday, 21. March 2026
Sport

Të gjithë gati, Pep me “artilerinë” e rëndë! Ja si pritet të rreshtohet Siti në finalen kundër Interit

GS 10/06/2023 1 Min. Lesezeit

Në një finale si ajo në Ligën e Kampioneve, dëshira e çdo trajneri është të ketë të gatshëm të gjithë lojtarët. në këtë mënyrë ai do të mund të hidhte në fushë formacionin më të mirë.

230422143738-04-manchester-city-sheffield-united-fa-cup-semifinal-restricted

I tillë është rasti i Mançester Sitit, me trajnerin Pep Guardiola që i ka të gatshëm të gjithë lojtarët. I vetmi problem nëse mund të quhet i tillë ishte me Kajl Uolker, i cili nuk u stërvit në dy ditët e para.

Por mbrojtësi i kombëtares angleze ka lënë pas çdo shqetësim të mundshëm dhe është gati për finalen e madhe dhe në shërbim të trajnerit Guardiola. Sa për pjesën tjetër e gjithë “artileria e rëndë” e Guardiolës është në shërbim të trajnerit spanjoll, i cili do të kërkojë t’i japë fund mallkimit në Champions.4PANORAMASPORT.AL

Teilen: