Ndëshkimi i Camavinga i tërboi spanjollët, megjithatë Florentino Perez, për të mos prishur raportet që sapo ka rregulluar me Ceferin, nuk do të reagojë zyrtarisht.
Të gjithë kundër Slavko Vinçiç. Real Madrid dhe ambienti përreth tij u indinujuan shumë nga vendimi i arbitrit slloven për të ndëshkuar Camavinga në fundin e ndeshjes kundër Bayern, ku spanjollët humbën 4-3 dhe u eliminuan nga Championsi.
Protestat ishin të mëdha dhe Arda Guler u ndëshkua me karton të kuq. Në klubin madrilen gjithsesi kanë vendosur të mos protestojnë zyrtarisht pranë UEFA-s. Këtu ka një hap prapa. Sepse në ndeshjen e parë ishte edhe Aleksander Ceferin në shkallët e “Santiago Bernabeu”.
Presidenti i UEFA-s, slloven si Vinçiç, mungonte prej kohësh, që kur Florentino Perez lançoi Superligën. Prania e Ceferin në stadium u interpretua si një sinjal paqeje dhe zgjedhja e Vinçiç e përforcoi idenë, aq më tepër nga disa episode përpara ndëshkimit të Camavinga, si rasti i faullit të golit të dytë të Guler.
Duket se Vinçiç ishte në një ditë të keqe, pasi pas Bayer nervozoi edhe Realin. Perez ka vendosur të mos bëjë asnjë ankesë zyrtare, duke gjykuar se nuk është e nevojshme dhe se nuk sjell asgjë. “Ndeshja” politike sportive mbi kontrollin e futbollit europian është më e rëndësishme se një çerekfinale Championsi.