• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Të gjithë sytë në Itali, Seria A kurorëzon sonte kampionin

23/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

WhatsApp Image 2025-05-23 at 12.22.40 (4) Në Itali shpallen kampionët, në një mbrëmje me dy pole që pritet të jetë drithëruese dhe plot emocione, njëlloj si ky sezon që me sa duket do të luftohet deri në frymën e fundit.

E cilësuar nga prestigjiozja New York Times si Top-Liga që emocionon, apasionon dhe tërheq shikuesit më shumë se çdo ligë tjetër në Evropë, Serie A ia doli sërish të jetë në majën e piedestalit sportiv, sidomos kur gara për “Scudetto”-n, po mban mbërthyer tifozët anekënd botës deri në ndeshjen e fundit, ndoshta edhe përtej.

WhatsApp Image 2025-05-23 at 12.22.40 (3)

Për 37 raunde me radhë, fundjavë pas fundjave, i kemi parë të gjitha, kthesa të befta e të paparashikueshme, çaste dramatike, zhgënjim aty ku fitorja dukej e sigurt dhe gëzim të papërmbajtshëm aty ku e vetmja gjë kishte mbetur ishte shpresa.

Ky sezon që më shumë ngjasoi me një skenar të çmendur hollivudian, finalizohet sonte, kur mes Interit dhe Napolit që zbresin në fusha në të njëjtën kohë, do të kurorëzohet kampioni i ri.

WhatsApp Image 2025-05-23 at 12.22.40 (2)Pas dy barazimeve krejtësisht befasuese javën e kaluar, por që i shtuan kripë dramës “ethet e titullit”, në raundin e 38-të ka ardhur koha e së vërtetës.

Tensioni ka shkuar “deri në qiell”, ndërkohë që Antonio Konte dhe Simone Inzagi nuk do të qëndrojnë më “jashtë vijave të fushave” në 90 minutat që përcaktojnë një sezon dhe misionin e përbashkët, ngritjen e trofeut.

WhatsApp Image 2025-05-23 at 12.22.40 (1)

Teksa në Napoli, titulli është më shumë se një trofe futbolli, është motiv, është në deje, është frymëzim për të madh e të vogël dhe gjithçka është gati për festën më të çmendur ndonjëherë, tek Interi, i angazhuar njëherësh edhe në itinerarin impenjativ e të vështirë drejt finales spektakolare të Mynihut në Champions League, të cilën do ta luajë më 31 maj përballë PSG-së, fokusi është i shpërndarë në dy boshte njëri më i rëndësishëm se tjetri. Por “Scudetto” mbetet “Scudetto” dhe për rrahjet e zemrës që të dhuron ngritja e tij “deri në yje”, duhet luftuar deri në frymën e fundit, sepse “Scudetto” është krenari, është jehonë që kumbon nga shpirti.

Edhe një herë tjetër, kampionati italian i futbollit tregoi se jo më kot është magnet për tifozët e çmendur nga çdo cep i globit.

Me krenari, Tring, platforma më e madhe sportive në Shqipëri, e ka përcjellë ekskluzivisht të gjithë këtë sezon spektakolar dhe do vazhdojë ta sjellë Serie A për të gjithë tifozët e panumërt shqiptarë, të paktën deri në vitin 2029.

Sepse, ju tashmë e dini, s’ka tifoz pa Tring.

WhatsApp Image 2025-05-23 at 12.22.40

PANORAMASPORT.AL

Next Post

​Zyrtare, Reali i jep lamtumirën Ancelottit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.