Në orën 21:00, mitiku francez, “Parc des Princes” do të presë përballjen më të rëndësishme të raundit të 3-të të fazës së grupeve, të UEFA Champions League, mes “gjigantëve” të Paris Saint-Germain dhe “kuqezinjve” të Milan.
Përsa i përket formacioneve, tekniku Luis Enrique i ka rreshtuar “parisienët” e tij, me formulën 4-3-3, ku në portë është vendosur Donnarumma. Në krahun e mbrojtje janë Achraf Hakimi e Lucas Hernandez, me qendrën që mbulohet nga Marquinhos e Skriniar. “Dirigjimi” i lojës në mesfushë i është besuar treshes Zaire-Emery, Ugarte e Vitinha, ndërsa “tridenti” i sulmit plotësohet nga Dembele, Kolo Muani e Kylian Mbappe.
Në krahun tjetër, tekniku Stefano Pioli i ka rreshtuar “djajtë” e tij, me formulën 4-3-3, ku në portë është francez Mike Maignan. Në krahët e mbrojtjes janë Kalulu e Theo Hernandez, me qendrën që mbulohet nga Tomori e Malick Thiaë. Në mesfushë janë Reijnder, Krunic e Yunus Musah. Ndërsa sulmi i është besuar treshes Rafael Leao, Olivier Giroud e Christian Pulisic. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare: