Sonte të gjithë sytë do të jenë kah stadiumi “Fadil Vokrri”.
Kosova U21, në krye me trajnerin Hekuran Kryeziu, do të luaj kundër Rumanisë U21, ndeshje e vlefshme e grupit A për kualifikime në Evropianin e vitit të ardhshëm, transmeton lajmi.net.
“Dardanët” e rinj pas 5 ndeshjeve kanë 8 pikë dhe gjenden në pozitën e tretë, kurse Rumania ka 7 pikë dhe gjendet një pozitë më poshtë.
Me një fitore, Kosova do t’i afrohej Finlandës në 2 pikë, e cila gjendet në pozitën e dytë.
Në vendin e parë është Spanja me 15 pikë.
Vendi i parë kualifikohet direkt në Evropian që do mbahet në Shqipëri dhe Serbi vitin tjetër.
Vendi i dytë me më së shumti pikë nga 9 grupet, kualifikohet direkt. 8 vendet tjera të dyta duhet të luajnë në “play-off” për të siguruar katër biletat e fundit për Evropian./lajmi.net/