• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, September 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Të gjithë të çmendur pas sulmuesit shqiptar! E kërkojnë 6 skuadra të Bundesligës, por edhe Murinjo me Besnik Hasin

21/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Një futbollist shqiptar po shkëlqen në Gjermani me paraqitjet e tij! Fisnik Asllani, sulmuesi 22-vjeçar i Kosovës, ka spikatur në këtë edicion me fanellën e Elversberg ne Bundesligën 2, duke shënuar 18 gola e dhënë 9 asiste.

fisnik asllani

Djaloshi i cili vesh fanellën e Kosovës, ia ka dalë të çojë skuadrën e tij në play-off për ngjitjen në Bundesligë. Por sido që të shkojë ajo ndeshje, të ardhmen e ka të sigurt, pasi një numër i madh skuadrash të rëndësishme janë vënë në ndjekje të tij.

Lojtari është dhënë në huazim nga Hofenhajm, që nuk ka ndër mend të lërë të largohet lehtë futbollistin dhe synon që ta kthejë në bazë në përfundim të këtij sezoni. Gjithsesi, interesi për të është i jashtëzakonshëm.

“Bild” bën të ditur se për Asllanin ka shprehur interes Borusia Mynshengladbah, Verder Bremen, Frajburg, Shtutgart, Union Berlin dhe Këlni të cilët kanë kontaktuar Hofenhajm për transferimin e tij. Njëkohësisht, janë interesuar edhe Sporting Lisbona, por edhe Fenerbahçe e drejtuar nga Zhoze Murinjo dhe Anderleht ku është trajner Besnik Hasi, pa harruar edhe Lilën në Francë. Por plani i Hofejnhajm nuk ka ndryshuar, siç ka treguar drejtori sportiv Andrea Shiker.

“Fakti është se Fisniku është lojtari ynë. Nëse ai kthehet këtë verë, ne kemi një kontratë deri në vitin 2026. Padyshim që kemi pasur biseda me të. Do të mundohemi të zgjatim kontratën”, tha ai.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Tifozët e Manchester United dhurojnë spektakël para finales së Europa League

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.