• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Të hënën Dita e Draftit për JR NBA Kosova

01/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ju njofton se, të hënën është Dita e Draftit për JR NBA Kosova.

Projekti i JR NBA Kosovës realizohet në bashkëpunim me Federatën e Sportit Shkollor të Republikës së Kosovës.

Ceremonia do të organizohet në Shkollën Fillore “Xhemajl Mustafa” në Prishtinë nga ora 16:00.

Në ceremoni do të bëhet hedhja e shortit, ku 30 Shkolla Fillore të gjeneratës 11-14 vjeç janë ndarë në dy Konferenca, apo gjashtë Divizione.

Tetë më të mirat e Konferencës kualifikohen në “Play-off” dhe më pas zhvillohet “Final Four”, ku shpallet skuadra kampione.

Garat do të organizohen në pesë regjione të mëdha të Kosovës si Prishtinë, Ferizaj, Gjilan, Pejë dhe Prizren.

Në regjionin e Prishtinës është edhe Fushë Kosova, në regjionin e Ferizajt edhe Kaçaniku dhe Lipjani, në regjionin e Gjilanit edhe Vitia, të Pejës edhe Istogu, si dhe të Prizrenit edhe Theranda.

Ky do të jetë edicioni i tretë i JR NBA Kosovës, që ka për synim zhvillimin e gjeneratave të reja.

Next Post

Ka humbur shkëlqimin te Milani, Valon Behrami: E trajtojmë si kampion, por Leao s’është i tillë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.