Milani arriti një fitore të madhe mbrëmjen e sotme ndaj Romës, duke triumfuar me rezultatin 1-2, ndërkohë që në duelin e javës së katërt e pret një tjetër sfidë delikate, derbi ndaj Interit.
Kuqezinjtë e Piolit do të shkojnë me moralin e lartë në këtë përballje, por pa një nga titullarët e rëndësishëm të mbrojtjes. Bëhet fjalë për Fikaio Tomorin. Anglezi u ndëshkua me dy kartonë të verdhë në përballjen e sotme ndaj Romës, teksa la skuadrën me 10 lojtarë prej minutës së 61-të, si dhe humbi derbin e rëndësishëm ndaj Interit.
Në kampin zikaltër me siguri do jenë duke “fërkuar duart” për këtë mundëse të rëndësishme te Milani. Derbi i Madoninës është planifikuar të zhvillohet në datën 16 shtator.
PANORAMASPORT.AL