Monday, 6. April 2026
Sport

Te Juventusi janë të tërbuar me Pogba, më i paguari i Serisë A do të marrë rrogë si në Superiore

GS 13/09/2023 1 Min. Lesezeit

Pol Pogba rezultoi pozitiv në testet e dopingut, duke qenë se futbollisti francez kishte përdorur testosteron, gjë e cila ndihmon në forcimin e muskujve. Për këtë, Pogba u pezullua menjëherë dhe është në pritje për të bërë kundër-testin që do të konfirmojë ose do të hedhë poshtë vendimin për pezullim.

pogba-675x450

Sakaq, rezultati pozitiv ka bërë që edhe te Juventusi të ketë një vendim për futbollistin, të cilit tashmë i është ulur paga ndjeshëm. Pogba do të përfitojë rreth 2 mijë euro në muaj. Diçka të tillë, në fakt e parashikon rregullorja në Itali për raste spcifike, kur lojtarët rezultojnë me substanca dopingu, pa dijeninë e klubit.

Për Pogbanë, kjo është një tjetër goditje e madhe, duke qenë se mesfushori do të përfitojë tashmë një rrogë sa futbollistët e Superiores. Para këtij vendimi, Pogba ishte futbollisti më i paguar në Itali duke përfituar rreth 10.3 milionë euro në sezon.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: