• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Te Juvja rrezikon tribunën sezonale/ Pas Barcelonës dhe Interit, Kieza tenton t’u bashkohet kuqezinjve të Milanit

08/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Jashtë projektit të Juventusit dhe i ftuar si nga klubi ashtu edhe nga Tiago Mota për të gjetur një ekip të ri, Federiko Kieza shikon përreth dhe nuk e sheh linjën e skuadrave gati për ta mirëpritur. Vlera e lojtarit nuk vihet në pikëpyetje, por paga aktuale (5 mln plus bonus) dhe kërkesat për të ardhmen (të paktën 6 mln), i trembin të interesuarit.

kieza

Ka ndodhur për shembull kur menaxheri i lojtarit, Fali Ramadani, trokiti në derën e Milanit dhe Romës për të testuar ujërat dhe për të kuptuar nëse ishte e mundur të niste një negociatë. Klubi verdhekuq, pasi bleu Soulenë, nuk është i hapur për mundësinë e përfshirjes së anësorit në skuadër, ndërsa “Djalli”, i cili duke e zhvendosur Pulisiç në pozicionin e fantazistit do të kishte mundësinë të afronte një tjetër anësor (duke shitur Salmakeers ). Por, Ibra me kolegët, frenohet nga prishja e ekuilibrit të dhomave të zhveshjes me një tjetër lojtar që do të kishte pagë të barabartë me atë të Leaos.

LUFTA ME JUVEN – Për momentin, nuk ka oferta të mëdha nga jashtë Italisë. Juventusi kërkon 15-20 milionë për kartonin e Kiezës, por drejtuesit e dinë që me kontratën e sulmuesit që skadon në vitin 2025, nuk e kanë luksin të tërheqin shumë litarin.

Duke mos e grumbulluar as për miqësoren e fundit dhe duke deklaruar se nuk është pjesë e projektit, drejtuesit shpresojnë shpreson ta detyrojë largimin e tij. Për më tepër, në rast se nuk e shesin deri më 30 gusht, janë gati të pengojnë grumbullimin e tij deri në rihapjen e merkatos në janar të vitit të ardhshëm. Bardhezinjtë kështu do të humbsinin para duke zhvlerësuar një lojtar që mes dëmtimit dhe penalizimit nga klubi do të humbte një tjetër sezon, teksa vetë Kieza e di se nuk mund ta teprojë me kërkesat, pas një viti të kaluar në tribunë dhe duke u stërvitur vetëm.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Ballkani – Larne, formacionet zyrtare

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.