• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Të kualifikuar në Euro 2024, Anglia “rezervon” 2 miqësore “luksi” para nisjes së Evropianit

07/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja e Anglisë është një nga pretendentet kryesore për fitimin e trofeut, në Kampionatin Evropian të futbollit, Euro 2024, që do të zhvillohet në verën e ardhshme, në Gjermani, me “Tre Luanët” , që prej kohësh konsiderohen, si një nga kombëtaret më të forta në rruzullin tokësor.

Për t’u përgatitur sa më mirë për këtë edicion të Kampionatit Evropian, finalistët e Euro 2020 kanë programuar zhvillimin  e dy miqësoreve “luksi” në muajin mars ndaj Brazilit dhe Belgjikës., me skuadrën e teknikut, Garreth Southgate, që ka siguruar një vend në fazën e grupeve të Euro 2024 me dy ndeshje të mbetura me fitoren 3-1 ndaj Italisë në 17 Tetor.

Jo më kot, skuadra e Southgate ka menduar të luajë dy ndeshje të nivelit të lartë në mars, siç janë sfidat ndaj Brazilit dhe Belgjikës, që renditen dhe në pesë kombëtaret më të mira të botës sipas FIFA-s, për t’u përgatitur për nivelin dhe intensitetin e lartë që i pret në Evropian.

Anglia do të presë 5-herë kampionët e botës të Brazilit më 23 mars, përpara se të luajnë dhe ndaj Belgjikës së Domenico Tedesco më 26 mars, që është një tjetër përfaqësuese që ka potencial të jashtëzakonshëm për të dalë triumfuese në Gjermani 2024. /i.m /abcnews.al 

Next Post

Rikthehet Liga e Kampionëve, vëmendja në Milano

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.