Aktualisht nuk kanë fund spekulimet rreth Xabi Alonsos. Pas punës së tij të mrekullueshme me Bayer Leverkusen, ai ka rënë në syrin e top klubeve evropiane duke përfshirë edhe Bayernin e Liverpoolin, por, drejtori sportiv i Leverkusenit, Simon Rolfes ka thënë se ata mbeten të qetë sa i përket kësaj situate.
“Unë jam ende i qetë dhe optimist. Gjëja më e rëndësishme për trajnerët është që ata të ndihen rehat dhe të kenë ndjenjën se janë në vendin e duhur,” tha 42-vjeçari Rolfes në një intervistë për Frankfurter Rundschau..
Alonso e di se çfarë ka në klub. Ai e ka thënë këtë shumë herë. Kështu ai punon me ekipin e tij dhe ekipin e tij të trajnerëve çdo ditë”, shtoi ai.
Kontrata e Alonsos me klubin gjerman është e vlefshme deri më 30 qershor 2026.
Sipas informacioneve të Sky , Bayerni do të duhet të vendosë 15 deri në 25 milionë euro në tavolinë nëse dëshirojnë ta kenë Alonson trajner pas sezonit aktual.
Portali Football Insider raportoi së fundmi, duke cituar “burime të mirëinformuara”, se Liverpool po planifikonte të nënshkruante në verë me dyshen e suksesshme të Leverkusenit Xabi Alonso dhe Rolfes. Ata janë favoritët për të pasuar Jürgen Klopp në largim dhe ish-drejtorin sportiv Jörg Schmadtke. Rolfes e mohoi qartë këtë në lidhje me veten e tij. Kontrata e tij në Leverkusen është deri në vitin 2028.