Këtë të martë në orën 16:00 në Nyon të Zvicrës do të hidhet shorti i raundi të parë kualifikues të UEFA Europa Conference League, me skuadrat shqiptare që do të mësojnë kundërshtarët e këtij raundi.
Skuadra e Vllaznisë është pjesë e Grupit 4 të Conference league, teksa kundërshtarët e mundshëm me të cilët mund të bjerë në short janë:
FA Siauliai (Lituani)
NK Bravo (Slloveni)
FK Auda (Letonia)
FC UNA Strassen (Luksemburg)
Valur (Islandë).
Ndeshjet e këtij raundi të Conference League do të zhvillohen në datat 11 dhe 18 korrik, me datat dhe oraret e sakta që do publikohen nga UEFA më datë 21 qershor./ Super Sport