Pas dështimit te Milanit dhe aventurës zhgënjyese po ashtu tek Eintracht Frankfurt, Jens Petter Hauge është gati të rikthehet sërish në elitë, por këtë herë në Premier League.
“Sports Boom” zbulon se sulmuesi anësor norvegjez pëlqehet shumë nga Mikel Arteta, i cili është bindur për cilësitë e tij pas formës së jashtëzakonshme që tregoi këtë sezon në Champions League, ku Bodo/Glimt arriti deri në fazën e 1/16-ve.
Sipas raportimit në fjalë, Arsenal do të tentojë transferimin e norvegjezit gjatë merkatos së verës. Duke qenë se Hauge është nën kontratë deri në vitin 2028, Bodo/Glimt ka vendosur çmimin 45 milionë euro për ta lënë të lirë.
Përveç Arsenalit, interes për anësorin 26-vjeçar ka dhe nga ekipet e tjera të Premier League si Leeds, Tottenham dhe Man. United, por për momentin Arsenal duket më afër norvegjezit, duke qenë se stili i tij i lojës duket se përshtatet në mënyrë të përkryer me sistemin e Artetës.