• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, May 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

​Te Milani janë të bindur se Walker do të vishet kuq e zi

20/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Milani thuhet se është i bindur se do të sigurojë shërbimet e Kyle Walker këtë javë dhe ka rezervuar testet mjekësore për reprezentuesin anglez të martën ose të mërkurën.

Milani është duke finalizuar bisedimet për të nënshkruar me Walker nga Manchester City dhe janë të përgatitur të mirëpresin mbrojtësin me përvojë në huazim me një opsion për ta blerë.

Sipas raportit të fundit nga “Calciomercato.com”, Walker është drejtpërdrejt në bisedime me gjigantët e Premier Ligws, duke shpresuar të bindë klubin që të ndërpresë kontratën e tij dhe ta lejojë atë të kalojë në “San Siro” si një transferim i lirë. Reprezentuesi anglez ka edhe 18 muaj kontratë me Manchester Cityn.

Megjithatë, nëse Pep Guardiola bllokon lëvizjen e lirë të Walker, kuqezinjtë do të jenë gati të paguajnë 1 milion euro për huazimin e lojtarit deri në fund të sezonit, duke shtuar një opsion për të blerë për 5 milion euro.

Milani shpreson të arrijë një marrëveshje për Walker sot në mënyrë që 34-vjeçari të fluturojë për në Milano për t’iu nënshtruar testeve mjekësore të martën ose të mërkurën.

Sipas raportit, kuqezinjtë kanë rezervuar tashmë testet mjekësore të Walker në klinikën private La Madonnina në Milano për një nga këto dy ditë.

Next Post

​Jep dorëheqje përzgjedhësi i Kosovës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.