Sunday, 22. March 2026
Sport

Te Milani nuk pëlqehet, futbollisti francez gati të shkëmbehet me mbrojtësin italian

GS 06/08/2023 1 Min. Lesezeit

Jasin Adli vijon të ketë shumë kërkesa pavarësisht se me Milanin ka luajtur shumë pak. Francezi pëlqehet në atdhe nga klube si Lorienti dhe Marseja, ndërkohë që edhe në Itali nuk i mungojnë admiruesit. Salernitana është ajo që e ndjek me më shumë interes.

adli-de-ketelaere-thiaw-630x394

Pikërisht për një huazim të mundshëm, drejtori sportiv De Sanktis ka qenë dje në selinë e Milanit. Kuqezinjtë nuk duan ende ta shesin mesfushorin, teksa në bisedë është përmendur edhe Paskuale Maxoki.

maxoki

Mbrojtësi që mund të luajë në të dy krahët shihet si një përforcim i duhur për t’u alternuar me Teo Hernandezin. Një shkëmbim “kokë më kokë” mes tij dhe Adlisë mundtë jetë zgjidhja ideale për të dyja palët.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: