Humbja e sotme e Napolit përballë Empolit në Serinë A pritet të sjellë fundin e aventurës së trajnerit Rudi Garcia në pankinën e kampionëve në fuqi të Serisë A.
Tekniku nuk ia doli që të mbante napolitanët në nivelet më të larta duke i dhënë mundësinë skuadrave kryesuese që të shkëputen dhe të bëjnë objektivin e mbrojtjes së titullit thuajse të pamundur në këto rrethana.
Ndaj presidenti Aurelio De Laurentis ka bërë të ditur se do të zhvillojë një mbledhje bordi ditën e nesërme dhe pritet që aty të merret vendimi përfundimtar për shkarkimin e Garsias si dhe të kontaktohen kandidatët potencialë për të marrë vendin e tij.
Emri në majën e listës është ai i ish-futbollistit të Juventusit, Igor Tudor, i cili ka mbetur pushim që pas largimit nga drejtimi i Olimpik Marsejës. Nëse kroati nuk gjen akordin, atëherë në lustë është Fabio Kanavaro, napolitan që njeh shumë mirë klubin dhe ambientin, edhe pse vjen nga një eksperiencë e dështuar në Serinë B me Beneventon.
PANORAMASPORT.AL