Napoli kryesues i renditjes së Serie A përgatitet për një përballje të vështirë ndaj Milanit.
Një nga protagonistët e skuadrës së trajnerit Antonio Conte është portieri Alex Meret, që ka mbajtur portën të paprekur në disa fitoi minimale.
Meret, duke bërë edhe një bilanc të kësaj pjese të parë të sezonit, tha: “Nuk ka shumë rëndësi nëse Milani nuk luajti në fundjavë dhe është më i çlodhur. Napoli është mësuar të luajë çdo tri ditë, edhe pse kjo gjë nuk ndodh këtë sezon”.
“Ne i përgatisim ndeshjet në të njëjtën mënyrë dhe kur të shkojmë në fushë do të japim 100%. Nëse jemi të përqendruar, ashtu siç po bëjmë deri tani, do të jemi në gjendje të marrim njëfarë kënaqësie në ‘San Siro’”, shtoi portieri i Napoli.
Duke folur për garën e fortë për titull, Meret deklaroi: “Është ende shumë herët për të folur për të, por jemi të vetëdijshëm se kemi pasur një pjesë të parë të mirë të sezonit. Duam të vazhdojmë kështu, duke u përpjekur të mendojmë ndeshje pas ndeshje dhe me këmbët në tokë”.