Tuesday, 21. April 2026
Sport

Të pandalshëm, yjet e Real Madridit ‘shkelin’ edhe Valencian

GS 01/11/2025 1 Min. Lesezeit

Real Madridi shënoi fitore të thellë, 4:0 ndaj Valencias.

Ndeshja e cila u zhvillua të shtunën i takoi xhiros së 11-të të La Ligas. 

Për Realin shkëlqeu sërish sulmuesi francez, Kylian Mbappe, duke i realizuar dy gola. 

Fillimisht Mbappe në minutën e 19-të e realizoi golin e parë, kurse në minutën e 31-të e shënoi të dytin.

Jude Bellingham ishte realizatori i golit të tretë në minutën e 44-t. 

Një minutë më herët, Vinicius Junior, humbi penallti. 

Golin e fundit e shënoi Alvaro Carreras në minutën e 82-të. 

Reali është lider me 30 pikë. Valencia e zë vendin e 18-të me nëntë pikë

Teilen: