Menjëherë pas raundit të 1/8 finale të Ligës së Kampionëve 2023-2024 do të hidhet shorti i zakonshëm për të përcaktuar çerekfinalet e turneut. Po kur do të hidhet ky short dhe si funksionon?
Shorti i çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve do të hidhet të premten, më 15 mars 2024. Me përfundimin e 1/8 finale të Champions-it, por edhe të ‘Europa League’ dhe ‘Conference League’, në Nyon do të jetë një ditë shumë e rëndësishme për 24 skuadrat e mbetura në tre kompeticionet.
Si zakonisht, në orën 12:00 hidhet shorti i Champions League, këtë herë për çerekfinalet, më pas shorti i ‘Europa League’ dhe në fund shorti i Ligës së Konferencës.
Të gjithë mund të përballen me të gjithë. Kjo do të thotë se mund të ketë ndeshje ndërmjet ekipeve nga i njëjti vend, ose midis ekipeve që janë përballur tashmë në fazën e grupeve. Së bashku me shortin për çerekfinalet, përcaktohet edhe skema e mbetur e kompeticionit, në mënyrë që skuadrat e mbetura të njohin tashmë kundërshtarin e ri të mundshëm në gjysmëfinale dhe finale.
PANORAMASPORT.AL