Gjithçka është gati për një edicion të ri të elitës së basketbollit kosovar.
Të premten, më 21 gusht, nga ora 11:00 në zyrat e FBK-së, do të hidhet shorti i ProCredit Superligës për edicionin 2026/27.
Tetë klubet do të mësojnë orarin e përballjeve për edicionin e ri, duke përcaktuar kështu rrugëtimin e tyre në garën kryesore të basketbollit të Kosovës.
Sipas kalendarit të miratuar nga Bordi i FBK-së, edicioni i ri i ProCredit Superligës është paraparë të fillojë më 19/20 shtator 2026.
Teilen: