Të premten në ora 17:00 do të përfundojë afati për licencimin e klubeve të basketbollit.
Kriteret për licencimin e klubeve të basketbollit në Kosovë luajnë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e cilësisë, integritetit, sigurisë dhe stabilitetit financiar të ligës.
Ato janë të dizajnuara për të siguruar që klubet e licencuara të basketbollit në Kosovë të jenë në gjendje të konkurrojnë në një nivel të caktuar, të ruajnë stabilitetin financiar dhe të operojnë në mënyrë të sigurt dhe etike.
Për herë të parë është paraparë edhe poentimi me anë të së cilit klubet do të vlerësohen dhe në fund edhe do të ketë “shpërblim financiar” për klubet që janë më lartë të ranguara në aspektin e plotësimit dhe implementimit të kritereve.