Tuesday, 21. April 2026
Futboll

Te Real Madrid mezi po presin për largimin e tij, Milan futet në garë për mbrojtësin e njohur

GS 21/04/2026 1 Min. Lesezeit

David Alaba është një nga emrat e sigurt që do të alrgohet në fund të sezonit nga Real Madrid. Austriakut i mbaron kontrata në qershor dhe për të s’do të ketë rinovim tjetër.

Madje, te Real Madrid mezi presin largimin e tij, duke ditur rrogën e majme të austriakut dhe largimi i tij do të jetë një çlirim për faturat financiare të klubit, duke hapur ëkshtu rrugën për nënshkrimet e reja gjatë verës.

Destinacioni i ri i mbrojtësit 33-vjeçar duket se do të jetë Serie A. Mediet italiane bëjnë me dije se Milan është shumë i interesuar për të siguruar shërbimet e austriakut dhe ka nisur që tani kontaktet e para.

Aftësitë e Alaba për të luajtur si mbrojtës i majtë, por edhe në qendër dhe mbi të gjitha përvoja e tij, e bëjnë atë një profil interesant që mund t’i ofrojë zgjidhje të ndryshme taktike trajnerit Max Allegri.

Teilen: