Modric transferon ish-shokun e skuadrës te Milani.
Pavarësisht se është 40 vjeç, Milan duket se ka qëlluar në shenjë me transferimin e Luka Modric, i cili erdhi si lojtar i lirë me një kontratë 1+1.
Modric arriti të përshtatej shpejt të kuqezinjtë dhe të bëhej direkt protagonist.
E përditshmja angleze The Sun, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se me sugjerimin e Luka Modric, Milan po punon për transferimin e Casemiros.
Brazilianit i skadon kontrata me Manchester United në verë dhe Rosonerët synojnë afrimin e tij me parametra zero.
Modric dhe Casemiro kanë luajtur sëbashku te Reali për 9 sezone duke fituar 16 trofe.
Teilen: