• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 27, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Te Red Bull synojnë pilotin e Mercedesit

24/04/2025
in Formula 1, Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ndërsa sezoni i Formula 1 po vijon normalisht, zërat e largimit të Max Verstappen drejt Aston Martin kanë bërë që te Red Bull të shohin për një zëvendësues të denjë. I pari në listën e shefit Christian Horner është britaniku George Russell.

Ky i fundit e ka nisur mjaft mirë sezonin, duke u renditur në vendin e katërt për pilotë aktualisht (73 pikë deri më tani). Russell piloton një Mercedes dhe këtë sezon është ngjitur tri herë në podium (ka qenë gjithnjë brenda “top-5”).

Kontrata e Russell skadon në fund të këtij sezoni dhe mediat zbulojnë se ka patur një takim informal me Horner.

Lajmi konfirmohet nga portali “The Race”. Russell po kalon sezonin më të mirë të karrierës së tij, por ende nuk ka një kontratë të re me Mercedes.

Horner ka përfituar nga ky fakt për të testuar situatën, duke sjellë një pilotë me përvojë në skuadër në rast se largohet holandezi. Ndërkohë që edhe Mercedes është duke lëvizur me kujdes, për të bindur Verstappen të kalojë te “shigjetat e argjendta”.

Gjithsesi, Mercedes mund të rrezikojë ta gjejë veten duarbosh, pa holandezin apo Russell në fund të sezonit, në rast se 4 kampioni i botës zgjedh t’i bashkohet Aston Martin dhe britaniku të vendosë të kalojë te Red Bull.

Next Post

Edhe Akil Gjakova kalon në rrethin e tretë në Evropianin e xhudos

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.