Mesfushori Qëndrim Zyba është futbollisti i radhës që është larguar nga skuadra e Ballkanit këtë verë.
Zyba është transferuar nga Ballkani të skuadra elitare e Çekisë, Slovan Liberec ka bërë të ditur kampioni i Kosovës në mërkurën.
ADVERTISEMENT
23-vjeçari Zyba në fillim të këtij viti u rikthye te Ballkanit pas huazimit prej gjashtë muajsh në Poloni te Legia e Varshavës.
Ai me Slovan Liberecin ka firmosur kontratë deri në verën e vitit 2027, ndërsa tek ekipi çek presin shumë nga Zyba. Drejtori sportiv i Slovanit, Theodor Gebre Selassie ka insistuar se është shumë i lumtur me transferimin e Zybës, të cilin e konsideron si përforcim tejet cilësor.
“Ai është një mesfushor qendror shumë cilësor, me një fizik të mirë dhe mentalitetin e duhur dje për Zybën ishin të interesuar qysh në dimër por atëherë gjërat nuk funksionuan. Jam shumë i lumtur që ia dolëm ta transferojmë Qëndrimin, besoj se do të jetë një përforcim i madh për ne”, ka thënë Selassie.