Monday, 31. August 2026
Sport

Te Spartaku presin shumë gola nga Daku

GS 31/08/2026 1 Min. Lesezeit

Mirlind Daku ka shënuar golin e tij te parë me fanellën e Spartak Moskës, ekip të cilit iu bashkua këtë verë nga Rubin Kazani.

Daku shënoi në barazimin e Spartakut 1:1 me Orenburgun, ndeshje kjo e luajtur të dielën mbrëma në kuadër  të xhiros së gjashtë të kampionatit rus.

Ai luajti gjatë tërë ndeshjes dhe shënoi në minutën e 76-të nga penalltia për t’ia siguruar Spartakut një pikë në këtë përballje.

E pas këtij goli, te skuadra ruse presin edhe shumë gola tjerë prej Dakut duke pasur parasysh se Spartaku këtë sezon synon titullin e kampionit.

“Kemi shumë opsione se cili prej lojtarëve do ta gjuaj penalltinë. Por, më e rëndësishmja ishte që ndaj Orenburgut të gjuante Daku pasi ndihej i sigurt dhe shënoi. Ky gol do ti jap atij besim në të ardhmen pasi prej Dakut presim edhe shumë gola tjerë”, ka thënë trajneri i Spartakut, Juan Carlos Carcedo.

Daku me fanellën e Spartakut ka edhe një asistim, ndërsa këtë edicion ka shënuar edhe dy gola me fanellën e Rubin Kazanit.

Teilen: