Wednesday, 30. September 2026
Futboll

“Te Tottenham duhet të harrojmë çka ndodhur deri më tani dhe të fokusohemi tek e ardhmja”

GS 24/09/2026 2 Min. Lesezeit

Andy Robertson, i ardhur këtë verë, mendon se lojtarët e Tottenham duhet ta harrojnë të kaluarën dhe të mos bien në “panik” gjatë ndeshjeve, ndërsa përpiqen ta përmirësojnë ecurinë e sezonit të tyre. Spurs kanë rënë në fund të renditjes së Premier League, me vetëm dy pikë të grumbulluara në pesë ndeshje.

Pavarësisht investimit veror prej 380 milionë paundësh për 10 lojtarë të rinj, trajneri Roberto De Zerbi deri më tani nuk ka arritur ta thyejë ciklin e sezoneve të fundit, kur Spurs vuanin në pjesën e poshtme të tabelës Kapiteni i Skocisë beson se skuadra e Spurs e ka vendosmërinë e nevojshme për t’u rikthyer në rrugën e duhur.

“Ata kanë kaluar disa sezone vërtet të vështira për sa i përket renditjes përfundimtare në ligë. Duhet thënë se tani atyre u është dashur të hyjnë në tregun e transferimeve; kanë shpenzuar para, por unë besoj se Tottenham po nis një rrugëtim të ri”, tha Andy Robertson.

Më tej, ai shtoi: “Nuk e di se sa larg mund të shkojë ky rrugëtim, por vendosmëria te ai grup ekziston. Shihet qartë se sezoni i kaluar u ka shkaktuar shumë dhimbje dhe ndoshta ende e mbajmë mbi supe atë barrë të sezonit të kaluar. Dhe ky është, supozoj, mesazhi kryesor i trajnerit”. “Kjo varet edhe nga unë dhe nga lojtarët e rinj, duhet të harrojmë. Duhet të përpiqemi ta rikthejmë Tottenham aty ku besojmë se e ka vendin. Sheh momente të caktuara, si ndeshja kundër Liverpool, ku luajtëm shumë mirë, por më pas pësuam një gol dhe menjëherë u ulën kokat “, tha Robertson.

“Pastaj e ngushtuam rezultatin në 2-1 dhe papritmas u rikthye besimi, gjithkush kërkonte topin. Ne kemi nevojë për këtë gjë gjatë gjithë kohës. Mendoj se na duhet pak fat dhe duhet të harrojmë të kaluarën, duke u përqendruar te mënyra se si duhet të ecim përpara. Ndërsa sezoni vijon, ne do të përmirësohemi gjithnjë e më shumë”, tha ai.

Teilen: