• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, October 3, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Tebas shpërthen: Manchester City po mashtron prej 15 vitesh, PSG ka humbje miliardëshe

03/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas, ka lëshuar një tjetër sulm të ashpër ndaj klubeve si Manchester City dhe PSG, të cilat sipas tij përfitojnë nga rregulla shumë më të buta ekonomike në vendet e tyre, në krahasim me ato që aplikohen në kampionatin spanjoll.

“Futbolli është global dhe në garat europiane duhet të përballemi me klube që kanë sisteme krejt ndryshe. Në Angli tashmë janë të shqetësuar për nivelin e lartë të borxhit. Manchester City është në humbje që prej ardhjes së pronarëve të rinj dhe po mashtron prej 15 vitesh. PSG, për shembull, ka pasur humbje prej 200 milionë eurosh për shtatë vite rresht”, deklaroi Tebas gjatë një aktiviteti publik.

Sipas tij, ndryshe nga Premier League, La Liga ka arritur një ekuilibër financiar falë rregullave strikte: “Kontrolli është i qartë: çfarë të ardhurash ke, çfarë shpenzimesh dhe sa borxhe duhet të shlyesh. Dikur klubet spanjolle i detyroheshin 700 milionë euro shtetit, gjë e turpshme. Sot kemi arritur të rikuperojmë me sukses falë rregullave të qarta”.

Tebas përfundoi duke theksuar se, ndonëse klubet spanjolle përballen me kufizime më të rrepta, rezultatet janë aty: “Në këtë shekull kemi 30 trofe europianë më shumë se Premier League”.

Next Post

Mbreti i afrimeve falas, Marotta transferon yllin 60 milionësh me kosto zero

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.